Dënohen me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit për rastin “Banjska”, i treti me 30 vjet
Kronika
April 24, 2026 - 15:12
Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq, janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim.

Tre të akuzuarit ishin pjesë e një grupi prej 45 individëve, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë rreth një vit pas sulmit në pjesën veriore të Kosovës, duke përfshirë këtu Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listës Serbe, i cili në aktakuzë cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.
Në shpalljen e aktgjykimit, i pranishëm ishte vetëm Dushan Maksimoviq./Zëri
