Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon për 48 orë të dyshuarin për kërcënim ndaj gazetarit
Foto: Laura Hasani

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon për 48 orë të dyshuarin për kërcënim ndaj gazetarit

Kronika April 27, 2026 - 21:32

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person me inicialet S.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’, sipas nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari S.B. dyshohet se përmes rrjeteve sociale e kanosur gazetarin B.M., për shkak se në portalin ‘’Betimi për drejtësi’’ ishte publikuar monitorimi i një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në të cilën ishin përfshirë familjarët e të pandehurit S.B., në një çështje penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore ne përputhje me ligjin dhe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së tyre, si dhe në respektimin e plotë të lirisë së shprehjes”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Zëri