Aksident mes tri veturave në Gllarevë, lëndohen tetë persona
Foto: Laura Hasani

Aksident mes tri veturave në Gllarevë, lëndohen tetë persona

Kronika April 30, 2026 - 17:29

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në Gllarevë, ku tetë persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal.

“Në Gllarevë rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar tetë persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal. Sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim./klankosova