Policia: Mos hapni linqe të dyshimta, rrezik për vjedhjen e të dhënave bankare

Policia: Mos hapni linqe të dyshimta, rrezik për vjedhjen e të dhënave bankare

Kronika May 04, 2026 - 14:01

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se qytetarë të shumtë kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, në të cilat njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Atyre u kërkohej që të hapin një link të dyshuar dhe t’i fusnin të dhënat e tyre personale dhe bankare, raporton Zeri.info.

Prandaj, Policia ka bërë thirrje te qytetarët që të mos hapin linqe të dyshuara, të mos ndajnë fjalëkalimet ose informatat personale në platforma të pasigurta, si dhe menjëherë të raportojnë në Polici. /Zëri