Voziti trefish më shpejt sesa e kishte të lejuar, ndëshkohet shoferi në Prizren
Kronika
May 04, 2026 - 16:21
Një rasti i ngasjes së pakujdesshme është evidentuar këtë të hënë në Prizren.
Sipas njoftimit të policisë, një i ri ka publikuar në rrjete sociale duke drejtuar automjetin 178 km/h në zonë 50 km/h.
Pas verifikimeve në databazën policore nga policët e Stacionit Policor të Prizrenit, është identifikuar drejtuesi i automjetit dhe pronari i tij.
Ndaj tij janë marrë masat ligjore, të cilat sipas policisë janë:
-gjoba prej 500 euro masë mbrojtëse,
-konfiskim i patentë shoferit për 12 muaj (1vit),
-5 pikë negative në patentë shofer.