Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Prishtinë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Prishtinë

Kronika May 09, 2026 - 08:42

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur me datë 08.05.2026 rreth orës 09:35.

“Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit lidhur me rastin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri