Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës në Shtime, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 4 muaj e gjysmë
Foto: Ilustrim / Laura Hasani

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës në Shtime, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 4 muaj e gjysmë

Kronika May 20, 2026 - 21:05

Një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës është arrestuar nga Policia e Kosovës në Shtime.

Sipas njoftimit, më 20.05.2026, rreth orës 18:20, hetuesit e stacionit policor në Shtime kanë ndaluar personin F. Xh (30 vjeç), i cili ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Pas ndalimit, i dyshuari është dërguar për të vuajtur dënimin prej katër muaj e gjysmë burgim, për veprën penale “Vjedhje”.