61 aksidente gjatë 24 orëve të fundit, dy me fatalitet
Foto: Ilustrim/ Laura Hasani

61 aksidente gjatë 24 orëve të fundit, dy me fatalitet

Kronika May 29, 2026 - 10:09

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit në vend, duke përfshirë aksidentet e trafikut, arrestimet e gjobat.

Sipas raportit 24-orësh, janë shënuar dy aksidente trafiku me fatalitet, kurse 21 me të lënduar e 38 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe Policia ka shqiptuar 2076 gjoba trafiku.

21 persona janë arrestuar, ndërsa tetë janë në mbajtje. /Zëri

 

Image