Aksident trafiku në “Veternik”, një motorist mbetet i shtrirë në rrugë

Aksident trafiku në “Veternik”, një motorist mbetet i shtrirë në rrugë

Kronika May 29, 2026 - 17:32

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Veterniku” të Prishtinës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Në aksident është përfshirë një motorist, i cili është parë i shtrirë në tokë, ndërsa qytetarët kanë intervenuar për t’i dhënë ndihmën e parë deri në ardhjen e ekipeve emergjente.