Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Kronika June 03, 2026 - 23:23

Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e sotme në Shëngjin, gjegjësisht te Rana e Hedhun, ku dy shtetas të Kosovës humbën jetën në det, të rrëmbyer nga dallgët e mëdha.

E pak minuta më parë, faqja zyrtare e Komunës së Drenasit ngushëlloi familjen dhe të afërmit e Jetmir Binakut, njërit nga viktimat.

“Me rastin e ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova, njëri prej tyre nga fshati Gllobar i Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Binaku, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të Komunës së drejtuar nga Ramiz Lladrovci.

Në telegram, humbja e jetës së Jetmir Binakut thuhet se është e rëndë dhe e parakohshme, e cila ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunën e Drenasit.

“Në këto momente dhimbjeje, kryetari Lladrovci ndan pikëllimin me familjen Binaku dhe lutet që ata të gjejnë forcë për ta përballuar këtë tragjedi”, u tha mes tjerash në telegram.

Image
Image