Aksident fatal në rrugën Carralevë - Komoran, humb jetën një i mitur [video]

Aksident fatal në rrugën Carralevë - Komoran, humb jetën një i mitur [video]

Kronika June 17, 2026 - 11:14

Një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur të mërkurën në rrugën Carralevë - Komoran.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë - Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, deklaroi Flora Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri tek aksidenti fatal. /Zëri