Gruaja nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë, policia nis hetimet
Kronika
June 21, 2026 - 09:53
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një gruaje në fshatin Bubavec të Malishevës.
Sipas raportit ditor të policisë, viktima, një grua kosovare, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Bazuar në vlerësimin fillestar të mjekut kujdestar, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Autoritetet po vazhdojnë procedurat hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.