Arrestohet një 40-vjeçar në Ferizaj, kërkohej nga gjykata
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një 40-vjeçar në Ferizaj, kërkohej nga gjykata

Kronika June 25, 2026 - 20:53

Njësia e Trafikut të Qytetit në Ferizaj ka ndaluar një person me inicialet Q.A., 40 vjeç.

Sipas njoftimit të PK-së rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në Ferizaj, raporton Zeri.info.

"Pas verifikimit nga ana e policisë, është konstatuar se ai kërkohej me urdhër-arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Dega në Kaçanik, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, për të cilën ishte dënuar me 25 ditë burgim"m thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /Zëri