Rrahu babanë e tij, arrestohet një person në Shtime
Kronika
June 27, 2026 - 09:41
Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Shtime, pasi që i njëjti ka rrahur babanë e tij.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 07:09 në Shtime, raporton zeri.info.
"Shtime 26.06.2026 – 07:09., Është raportuar viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri