Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Fushë-Kosovë
Kronika
June 30, 2026 - 09:23
Mesditën e së hënës është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij në Fushë-Kosovë.
Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet rreth këtij rasti dhe se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Raporti i plotë, pa ndërhyrje:
HETIM MBI VDEKJEN
Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 29.06.2026 – 12:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar se viktima kishte vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri