U godit nga rrufeja, qasja në vendin ky u mbyt 26-vjeçari ishte e vështirë
Kronika
July 01, 2026 - 22:01
Një 26-vjeçar u godit për vdekje nga rrufeja këtë të mërkurë në Delloc të Suharekës.
Megjithatë, qasja për të shkuar në vendin ku u godit i ndjeri qe e vështirë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Menjëherë pas pranimit të njoftimit, patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë”, tha ai. /klankosova