Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për dhunim
Kronika
July 02, 2026 - 08:44
Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 1 korrik 2026, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën ndaj një gruaje kosovare.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. /Zëri