Fier: Nisin hetimet për incidentin e rëndë, ku tri të mitura e rrahin dhe e filmojnë një bashkëmoshatare
Kronika
July 06, 2026 - 23:21
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku tre vajza të mitura kanë rrahur një bashkëmoshatare, në një banesë.
Pamjet, të filmuara nga njëra prej tyre, tregojnë të miturën duke u goditur me shuplaka dhe grushte, ndërsa vajza që filmon dëgjohet edhe duke i nxitur të vazhdojnë.
Ngjarja është denoncuar në Policinë e Fierit, teksa kjo e fundit a nisur veprimet për identifikimin e të përfshirave dhe sqarimin e plotë të rrethanave./TCh