30 ditë paraburgim për të miturin e dyshuar për sulmin me thikë në Ferizaj
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një të mituri, i dyshuar për veprat penale vrasje në tentativë, sulm ndaj personit zyrtar dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas njoftmit të Gjykatës, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe analizimit të provave të paraqitura, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i mituri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohetm raporton Zeri.info.
"Sipas dyshimeve, më 10 korrik 2026, rreth orës 07:50, në Parkun e Qytetit në Ferizaj, pranë Postës Kryesore, i mituri, i veshur me rroba ushtarake, me dorëza dhe i maskuar, ka sulmuar me thikë dy persona, me inicialet I.M. dhe S.H., duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë vitale të trupit. Pas sulmit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Ferizajt për trajtim mjekësor. Rreth 20 minuta më vonë, në fshatin G. të Komunës së Ferizajt, ku i mituri ishte strehuar në shtëpinë e gjyshes së tij, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë për ta arrestuar", thuhet në njoftim.
Sipas dyshimeve, bëhet e ditur se ai ka refuzuar të dorëzohet dhe ka sulmuar policët me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore njërit prej tyre, ndërsa gjatë ndërhyrjes është lënduar edhe një zyrtar tjetër policor.
"Gjykata thekson se i mituri dyshohet gjithashtu se ka poseduar në mënyrë të paautorizuar një thikë kuzhine në një vend publik, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për armët. Thika është sekuestruar nga Policia. Pas vlerësimit të rrethanave të rastit", thuhet në njoftim.
Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe i ka caktuar të miturit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Deri sa palët janë njoftuar se ankesa ndaj këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e tij. /Zëri