Policia zbardh detaje për plagosjen në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

Policia zbardh detaje për plagosjen në Fushë-Kosovë

Kronika July 15, 2026 - 22:39

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të mërkurën në mbrëmje në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 21:00, ndërsa njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.

“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për një plagosje në fshatin Miradi e Epërme, në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku, sipas informacioneve fillestare, një person ka mbetur i lënduar dhe dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Pllana.

Policia nuk kanë bërë të ditur identitetin e personit të plagosur, ndërsa motivi dhe rrethanat e ngjarjes mbeten objekt i hetimeve. /Zëri