Të shtënat në gazmende familjare vënë në alarm Policinë, katër armë konfiskohen në Prizren

Të shtënat në gazmende familjare vënë në alarm Policinë, katër armë konfiskohen në Prizren

Kronika July 20, 2026 - 16:40

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri në raste të ndara gjatë javës së fundit në rajonin e Prizrenit, në kuadër të operacioneve për parandalimin e përdorimit të armëve dhe garantimin e sigurisë publike.

Shpërndaje
16:16 / E Hënë, 20 Korrik 2026 / B XHTë shtënat në gazmende familjare vënë në alarm Policinë, katër armë konfiskohen në Prizren
Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri në raste të ndara gjatë javës së fundit në rajonin e Prizrenit, në kuadër të operacioneve për parandalimin e përdorimit të armëve dhe garantimin e sigurisë publike.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë javës së kaluar në Prizren dhe Suharekë janë konfiskuar tri pistoleta dhe një armë automatike AK-47. Në dy prej rasteve, armët janë sekuestruar pas informacioneve të pranuara nga qytetarë anonimë, të cilët kishin raportuar për të shtëna me armë gjatë gazmendeve familjare.

Në tre nga katër rastet, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të përdorimit të armëve, duke rikujtuar se të shtënat në ahengje dhe gazmende familjare përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.