Ndalohet për 48 orë i dyshuari që shkaktoi aksidentin në Istog ku vdiqën dy persona dhe u lënduan tre të tjerë

Ndalohet për 48 orë i dyshuari që shkaktoi aksidentin në Istog ku vdiqën dy persona dhe u lënduan tre të tjerë

Kronika July 20, 2026 - 21:12

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin tragjik në Shushicë të Istogut.

Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Humbin jetën dy persona dhe lëndohen tre të tjerë në aksident trafiku

Pejë, 20 korrik 2026

Ju informojmë se me datën 20 korrik 2026, rreth orës 15:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shushicë-Istog.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.

Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura me targa vendore, si pasojë e aksidentit,

në vendin e ngjarjës ka vdekur një person, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima e dytë e këtij rasti, ka arritur pa shenja jete në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, tre persona e lënduar në këtë aksident janë duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupat e pajetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari ndalohet për 48- orë, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve.