Të shtëna në një aheng në Han të Elezit, 22-vjeçari dorëzon vullnetarisht armën
Një 22-vjeçar është paraqitur vullnetarisht në Polici dhe ka dorëzuar një armë me gaz, në kuadër të hetimeve për një rast të përdorimit të armës gjatë një ahengu në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti kishte ndodhur më 20 korrik 2026, ndërsa i dyshuari me inicialet M.M. është paraqitur më 22 korrik, raporton Zeri.info.
“Në vazhdën e hetimeve lidhur me një rast të përdorimit të armës gjatë një ahengu në Han të Elezit, që kishte ndodhur më 20.07.2026, më 22.07.2026 është paraqitur vullnetarisht i dyshuari M.M. (22 vjeç), i cili ka dorëzuar një armë me gaz”, thuhet në njoftim.
Policia po ashtu njoftoi se arma është sekuestruar si provë materiale, ndërsa ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë veprimet procedurale.
“Arma është konfiskuar në cilësinë e provës materiale, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet janë duke vazhduar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm.
Rasti po hetohet për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri