Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajtë
Kronika
July 31, 2026 - 12:54
Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër Urës së Fshajtë.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 11:10, një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt. Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes”.
Ai tha se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast 'Hetim i vdekjes'”.
“Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar”.