Një muaj paraburgim për Egzon Reshanin, kërkohej për vrasje në tentativë e vepra të tjera
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimin në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit Egzon Reshanin, i cili dyshohet për katër vepra penale.
Veprat penale që dyshohet i pandehuri janë:
Dy vepra penale të “Detyrimit”, në bashkëkryerje,
“Privimi i kundërligjshëm i lirisë”,
“Frikësimi gjatë procedurës penale në vazhdimësi”.
“I pandehuri Egzon Reshani gjatë vitit 2025, në bashkëkryerje, duke vepruar si grup i organizuar përdorin kanosjen për të detyruar personin tjetër – të dëmtuarin, të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij, duke i shkaktuar dëm pasuror, si dhe frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim për jetën e tij dhe të anëtarëve të familjes së tij.
Gjithashtu, gjatë viti 2025, i pandehuri Egzon Reshani, në bashkëkryerje, duke vepruar si anëtar te grupit me katër (4) të pandehur të tjerë, në mënyrë të kundërligjshme me dashje dhe me qëllim e privojnë nga liria të dëmtuarin, duke e mbajtur te mbyllur.
Kurse në vitin 2026, në intervale të ndryshe kohore, i pandehuri Egzon Reshani, përdor forcën apo kanosjen serioze apo ndonjë mënyrë tjetër të detyrimit për të nxitur personin tjetër dhe atë të dëmtuarin, që të përmbahet nga dhënia e deklaratës dhe informacioneve të vërteta pranë prokurori, ku informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se i pandehuri nga muaji janar 2026, ka qenë në arrati, i kërkuar si i dyshuar për disa vepra penale, andaj me lënien në liri ekziston rreziku i lartë potencial që i pandehuri të largohet nga Republika e Kosovës, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. /Zëri