Aksident në Korenicë të Gjakovës, nëntë persona të lënduar [video]

Aksident në Korenicë të Gjakovës, nëntë persona të lënduar [video]

Kronika August 07, 2026 - 15:15

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe në të janë përfshirë dy automjete.

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas saj, ekipet e Policisë, Urgjencës dhe Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, shtoi zëdhënësja e Policisë. /Zëri

VIDEO