Një burrë në Istog dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë

Një burrë në Istog dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë

Kronika August 27, 2026 - 09:37

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur më 25 gusht të këtij viti, rreth orës 21:00.

Tre persona dyshohet se kanë dhunuar fizikisht dhe seksualisht një burrë në Istog.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërkaq Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Istog / 25.08.2026 – 21:00. Është pranuar informata se ka ndodhur një rast dhunimi. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lidhur me rastin është informuar prokurori, me urdhër të të cilit rasti është duke u hetuar. /Zëri