Dy qytetarë në Mitrovicë të Veriut dorëzojnë në Polici paratë dhe dokumentet e gjetura

Dy qytetarë në Mitrovicë të Veriut dorëzojnë në Polici paratë dhe dokumentet e gjetura

Kronika August 28, 2026 - 13:17

Dy qytetarë në Mitrovicë të Veriut kanë treguar përgjegjësi dhe ndershmëri qytetare, duke dorëzuar në Polici para dhe dokumente identifikuese që i kishin gjetur në rrugë.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, më 25 gusht 2026, në Stacionin Policor në Mitrovicë të Veriut, është paraqitur qytetari B.S., 43 vjeç, i cili kishte gjetur në rrugën “Zoran Dzindzic” një shumë parash dhe një dokument identifikimi.

Pas veprimeve dhe verifikimeve të Policisë, është identifikuar pronari i tyre, R.P., 75 vjeç, të cilit i kishin humbur paratë dhe dokumenti.

Në prani të zyrtarëve policorë, atij i janë kthyer 210 euro dhe 120 dinarë, së bashku me dokumentin identifikues.

Ky nuk është rasti i vetëm i tillë. Më 29 korrik 2026, po në rrugën “Zoran Dzindzic”, qytetari N.M., 25 vjeç, kishte gjetur një portofol me 80 euro, 28 mijë dinarë dhe dokumente identifikuese, të cilat i kishte dorëzuar në Polici.

Pas veprimeve të ndërmarra, policia kishte arritur të identifikonte pronarin e portofolit, K.D., 16 vjeç. Paratë dhe dokumentet i janë kthyer atij në prani të zyrtarëve policorë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut ka vlerësuar lart veprimet e dy qytetarëve, duke i cilësuar ato si shembull të qytetarisë së përgjegjshme, ndershmërisë dhe bashkëpunimit me Policinë e Kosovës. /Zëri