57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë, arrestohet nga policia
Një 57 vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë.
Mëngjesin e sotëm, ai ka përplasur me makinë një të moshuar i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 57 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi sot, rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin F. S., 78 vjeç, banues në Vlorë, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, 78-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.