Një grua dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Foto: Laura Hasani

Një grua dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Kronika August 31, 2026 - 10:02

Një grua dyshohet se pasditen e së shtunës ka sulmuar fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, e njëjta ka demoluar edhe parkun, shkruan Zeri.info.

Sipas Policisë, nga e njëjta është sekuestruar një sëpatë dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

E njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje & dëmtim ose asgjësim i pasurisë”.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Kanosje & dëmtim ose asgjësim i pasurisë

Prishtinë / 30.08.2026 – 18:30. Është pranuar informata se në një park të fëmijëve një grua e dyshuar ishte duke i sulmuar fëmijët me sëpatë dhe është duke e demoluar parkun. Njësia policore ka dalë në lokacion, ku ka takuar të dyshuarën femër kosovare, nga e cila është sekuestruar një sëpatë. Me urdhër të prokurorit, e dyshuara, pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje. /Zëri