Gjendet e vdekur një grua në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

Gjendet e vdekur një grua në Fushë-Kosovë

Kronika September 12, 2026 - 09:26

Një grua është gjetur e shtrirë në tokë të enjten mbrëma në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje  rreth orës 19:57, në Fushë Kosovë, raporton Zeri.info.

'Njësitë relevante policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të organeve kompetente, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)', thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri