Përleshje me armë e thikë në Prishtinë, 8 të arrestuar për vrasje të rëndë në tentative
Foto: Laura Hasani

Përleshje me armë e thikë në Prishtinë, 8 të arrestuar për vrasje të rëndë në tentative

Kronika September 27, 2026 - 08:49

Policia ka dhënë detaje për një përleshje të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, prapa një lokali në Veternik të Prishtinës, ku pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave, dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Sipas raportit 24-orësh, njëri nga të dyshuarit ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur një person, ndërsa një tjetër ka përdorur thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dy të dyshuarve ( të lënduarve) u është ofruar ndihma mjekësore dhe ndodhen nën trajtim.

Në vendin e ngjarjes dhe nga të dyshuarit janë konfiskuar një pistoletë, tri gëzhoja, dy fishekë, dy predha, një thikë, një çelës metalik dhe një veturë.

 Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje e rëndë në tentativë”.

 “Pas intervistimit me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit (tetë) janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thotë PK.