Gjendet i vdekur një 19-vjeçar në Nikaj të Kaçanikut, Policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një 19-vjeçar në Nikaj të Kaçanikut, Policia nis hetimet

Kronika October 03, 2026 - 21:54

Mesditën e sotmen, në fshatin Nikaj të Kaçanikut, një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli. Ky i fundit ka shtuar se, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen, ku pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente të dyshimit për përfshirje të personave të tjerë.

‘’Me datën 03.10. 2026, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se në fshatin Nikaj të Kaçanikut, familjarët kanë gjetur një 19-vjeçar, pa shenja jete

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente të dyshimit për përfshirje të personave të tjerë.

Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonal, të cilët janë , duke vazhduar punën e tyre për të sqaruar rrethanat e plota të rastit’’, ka njoftuar ai. /express