Arrestohet një shtetas serb në Jarinjë, dërgohet në vuajtje të dënimit
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një shtetas serb në Jarinjë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Kronika October 18, 2026 - 09:06

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 17 tetor 2026, rreth orës 10:00.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit, në zbatim të urdhëresës gjyqësore.