Me thikë në dorë dhe nën ndikimin e alkoolit, kanos katër persona në një market në Drenas
Kronika
October 24, 2026 - 10:39
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:50, në Drenas, raporton Zeri.info.
“23.10.2026, 21:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, kishte hyrë në një market me një thikë në dorë dhe i kishte kanosur katër viktimat meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Dy viktimat dhe i dyshuari, kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika).
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri