Policia jep detaje për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës
Foto: Laura Hasani

Policia jep detaje për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës

Kronika October 26, 2026 - 08:05

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrethanat e ngjarjes në fshatin Vitomiricë e Pejës, ku një grua dyshohet se u privua nga jeta.

Sipas Policisë, viktima rreth orës 19:00 ishte intervistuar për një rast të dhunës në famije dhe për këtë u arrestua burri i saj.

Pas kësaj, Policia pretendon se viktima me vullnetin e saj është dërguar në shtëpinë e saj.

“Rreth orës 21:10, jemi njoftuar se e njëjta është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati”, thuhet ndër tjera.

Po ashtu, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe se aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit. /Zëri