Një 2-vjeçar në gjendje të rëndë pas aksidentit në Zhur, transferohet në MIQ
Foto: Laura Hasani

Një 2-vjeçar në gjendje të rëndë pas aksidentit në Zhur, transferohet në MIQ

Kronika October 27, 2026 - 21:43

Një fëmijë dyvjeçar ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti të komunikacionit në Zhur të Gjakovës.

Sipas Klan Kosovës, dy persona të lënduar janë sjellë nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës për trajtim të mëtejshëm.

Njëri nga të lënduarit është fëmijë dyvjeçar, gjendja e të cilit raportohet të jetë e rëndë dhe jo stabile.

Pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme në Qendrën Emergjente, është vendosur që fëmija të transferohet në Mjekimin Intensiv (MIQ) për trajtim të mëtejshëm.