Kërkohet paraburgim për gjakovarin, dyshohet për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje
Foto: Zëri / Ilustrim

Kërkohet paraburgim për gjakovarin, dyshohet për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje

Kronika October 29, 2026 - 09:54

Prokuroria Themelore e Gjakovës, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për G.Rr., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet G.Rr. më 27.10.2026, rreth orës 12:00 në rr. ‘Fadil Nimani’ në Gjakovë, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim posedon, substanca ose preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge. Gjatë kontrollit të banesës, të realizuar sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë, janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 1 kg e 9.35 gramë, si dhe substanca të dyshuara të llojit marihuanë, me peshë prej 4.14 gramësh”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.

Po ashtu, janë sekuestruar një peshore elektrike, para të gatshme në shumën prej 1.175 eurove, 200 franga zvicerane, një dollar amerikan, 200 lekë dhe 100 rubla ruse, si dhe një armë automatike, tre karikatorë dhe gjithsej 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet G.RR. shtetas i Republikës së Shqipërisë, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet G.Rr. më datë 27.10.2026 rreth orës 12:00 në rr. “Fadil Nimani” në Gjakovë, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim posedon, substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge. Gjatë kontrollit të banesës, të realizuar sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë, janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 1 Kg e 9.35 gram, si dhe substanca të dyshuara të llojit marihuanë, me peshë prej 4.14 gramë.

Po ashtu, janë sekuestruar një (1) peshore elektrike, para të gatshme në shumën prej 1,175 euro, 200 franga zvicerane, 1 dollar amerikan, 200 lekë dhe 100 rubla ruse, si dhe një (1) armë automatike, tre (3) karikatorë dhe gjithsej 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me këto veprime i pandehuri me inicialet G.Rr. ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga Neni 267, paragrafi 1, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga Neni 366, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri që nga data 27 tetor 2026, me vendim të prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekur. /Zëri