Të shtëna në Suharekë, konfiskohen një armë dhe 59 fishekë
Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër në fshatin Bukosh të Suharekës, ndërsa nga predha e armës është goditur një automjet kombi.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:30, në Suharekë, ndërsa nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, raporton Zeri.info.
“Bukoshi - II, Suharekë, 29.10.2026 – 14:30. Pasi i dyshuari mashkull kosovar ka gjuajtur me armë zjarri në ajër, nga predha e armës është goditur automjeti kombi, pronë e viktimës mashkull kosovar. Raportohet vetëm për dëme materiale të shkaktuara. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe 59 fishekë. I dyshuari është intervistuar me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri