Operacion hetimor kundër lojërave të fatit në rajonin e Prizrenit

Operacion hetimor kundër lojërave të fatit në rajonin e Prizrenit

Kronika November 04, 2026 - 23:57

Një operacion hetimor kundër lojërave të fatit është duke u zhvilluar në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetjen dhe ndihmën e stacioneve policore dhe njësive të tjera policore të Rajonit të Prizrenit.

“Informacione të tjera lidhur me operacionin do të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë kompetente”, tha ai.