Pas arrestimit, Astrit Haraqija sot para Gjykatës
Foto: Laura Hasani

Pas arrestimit, Astrit Haraqija sot para Gjykatës

Kronika November 16, 2026 - 11:19

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Astrit Haraqija, është arrestuar më 14 nëntor 2026, në kuadër të një operacioni të një operacioni të Policisë së Kosovës, të koduar "Heshtja", ku lidhet mbi hetimet për trafikim të dyshuar të narkotikëve.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Korab Bokshi.

Në këtë operacion janë arrestuar gjithsej edhe gjashtë persona.

Bokshi thotë se, Haraqija i ka mohuar lidhjet me aktivitetin kriminal, se nuk i njeh personat e tjerë të arrestuar.

Po ashtu ai shton se banesa e tij është bastisur dhe nuk është gjetur asgjë inkriminuese që lidhet me këtë vepër.

Avokati shton se janë sekuestruar telefonat dhe disa para, ku pretendon se janë kursime të fëmijëve të tij.

Mbrojtja ka paraqitur ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake, kundër vendimit për ndalimin 48 orësh.