Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Gjakovë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Gjakovë, plagoset një person

Kronika November 16, 2026 - 19:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë ku një grabitje ka ndodhur në një objekt afarist rreth orës 17:00, në rrugën “Sylejman Hadum Aga”, ku më pas është përcjellë me të shtëna me armë zjarri, duke lënë të lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin”, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës

“Rreth orës 17:00, Policia ka pranuar informacion përmes linjës zyrtare telefonike lidhur me një grabitje të ndodhur në një objekt afarist, në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë, gjatë së cilës kishte të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, ka deklarua Krasniqi për “Zëri”.