Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës, sulmuan zyrtarët policorë
Foto: Laura Hasani

Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës, sulmuan zyrtarët policorë

Kronika November 19, 2026 - 09:30

Të mërkurën rreth orës 01:15 në veri të Mitrovicës janë arrestuar katër persona, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Policia njofton se viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në trajtim mjekësor.

“Gjatë bastisjes, në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve janë konfiskuar disa armë gjuetie dhe pistoleta me leje valide. Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri