Picasso u përpoq ta shkatërronte – tani Françoise Gilot ka galerinë e saj në muzeun e tij

Picasso u përpoq ta shkatërronte – tani Françoise Gilot ka galerinë e saj në muzeun e tij

Kultura March 14, 2024 - 14:54

Françoise Gilot u largua nga Picasso, kështu që ai u përpoq t’i shkatërronte jetën e saj. Tani ajo më në fund po merr njohjen që meriton me një hapësirë ëtë dedikuar galerie në Muzeun Picasso në Paris.

Françoise Gilot ishte e vetmja grua që refuzoi Pablo Picasson, ndërsa ai premtoi se do t’i shkatërronte karrierën.

Një artiste e suksesshme më vete, arritjet e Gilot janë lënë në hije për një kohë të gjatë nga marrëdhënia e saj romantike me Picasson, i cili përdori fuqinë dhe ndikimin e tij brenda skenës së artit të Francës për ta vendosur në listën e zezë pas ndarjes së tyre.

Më në fund, Muzeu i Pikasos shpreson t’i korrigjojë këto gabime me një galeri kushtuar Gilot, e cila vdiq vitin e kaluar në moshën 101-vjeçare, si pjesë e ekspozitës së përhershme të rinovuar rishtazi. /euronews