11 asete i shtohen trashëgimisë kulturore të Kosovës

11 asete i shtohen trashëgimisë kulturore të Kosovës

Kultura March 14, 2024 - 15:33

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se 11 asete të reja i janë shtuar trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.

Sipas MKRS-së, disa nga asetet janë: Tuma e Shpenadisë në Prizren, Tuma e Gjinocit në Suharekë, Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik në Prizren, raporton Zeri.info.

Këto janë 11 asetet e reja që i shtohen kësaj liste:

Tuma e Shpenadisë - Prizren;

Tuma e Gjinocit - Suharekë;

Vendbanimi shumështresor i Topanicës - Kamenicë;

Vendbanimi prehistorik i Hisarit - Suharekë;

Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik - Prizren;

Shtëpia e familjes Pomaku - Prizren

Kroi i Beledijes - Prizren;

Shtëpia e Adem Aga Gjonit - Prizren;

Shtëpia e Zekirja Sokolit - Prizren;

Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër, Beledije - Prizren;

Kompleksi i Sarajit të Vjetër - Prizren.