Hapet Java e Arkivit të Kosovës, vizitorët kanë mundësi të mësojnë për rëndësinë e këtij institucioni

Hapet Java e Arkivit të Kosovës, vizitorët kanë mundësi të mësojnë për rëndësinë e këtij institucioni

Kultura March 18, 2024 - 11:30

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (ASHAK) që nga sot deri më 22 mars ka hapur dyert për publikun, me rastin e hapjes së Javës së Arkivit të Hapur.

Vizitorët do të kenë mundësi të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen në mjediset e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar që gjendet në ASHAK.

Me këtë rast, drejtori i ASHAK-ut, Bislim Bislimi, tregoi për rëndësinë që e ka institucioni që ai e drejton.

“Sot jemi në hapjen e Javës së Arkivave, një aktivitet tradicional që organizohet për ditët në kuadër të përvjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, të arkivistikes në Kosovë, por edhe Ditës Ndërkombëtare të Arkivave, që është pas dy ditësh, më datën 20 mars. Unë kam kënaqësi që në emër të Agjencisë Shtetërore të Arkivës së Kosovës ta shpalli të hapur Javën e hapur të Arkivave në Kosovë. E dini sot që jemi në ambientet një prej institucionet më të rëndësishme kulturore shkencore, por edhe të vetë mandatit për ruajtën e kujtesës të popullit, shoqërisë dhe shtetit”, u shpreh ai. /Eo