Filarmonia mban koncert për 25-vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Filarmonia mban koncert për 25-vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Kultura March 19, 2024 - 23:29

Filarmonia e Kosovës dhe Opera e Kosovës të dielën më 24 mars 2024, prej orës 20:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, organizojnë koncert në shënim të 25-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra dhe Kori do të interpretojnë vepra nga Karl Jenkins, Wolfgang Amadeus Mozart dhe Franz Schubert. Në rolin e solistëve do të prezantohen Zana Abazi-Ramadani - soprano, Ismet Vejseli - tenor, dhe Denik Prizreni - bariton.