Sot, Dita Botërore e Poezisë

Sot, Dita Botërore e Poezisë

Kultura March 21, 2024 - 09:21

UNESCO miratoi për herë të parë 21 Marsin si Ditën Botërore të Poezisë, më 1999 në Paris, me synimin për të mbështetur diversitetin gjuhësor përmes shprehjes poetike dhe për të rritur mundësinë që gjuhët e rrezikuara të dëgjohen.

Dita Botërore e Poezisë është rasti për të nderuar poetët, për të ringjallur traditat gojore të recitimit të poezisë, për të promovuar leximin, shkrimin dhe mësimin e poezisë, për të nxitur konvergjencën midis poezisë dhe arteve të tjera si teatri, kërcimi, muzika e piktura, si dhe për të rritur dukshmërinë e poezisë në media.

E praktikuar gjatë historisë, në çdo kulturë dhe në çdo kontinent, poezia flet për njerëzimin dhe vlerat e përbashkëta, duke u shndërruar në një katalizator të fuqishëm për dialogun dhe paqen. Sipas UNESCO-s, Dita Botërore e Poezisë kremton një nga format më të çmuara të shprehjes dhe identitetit kulturor e gjuhësor që disponon njerëzimi. / KultPlus