Shfaqja teatrale “Kopshti i hijeve” sjell rrëfimin e masakrës së familjes Bogujevci në TKK

Shfaqja teatrale “Kopshti i hijeve” sjell rrëfimin e masakrës së familjes Bogujevci në TKK

Kultura March 29, 2024 - 16:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shfaqja teatrale “Kopshti i hijeve” nga Sarah Hehir, me regji të Nastazja Domaradzka të enjten e 28 marsit solli rrëfimin e masakrës së familjes Bogujevci në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ai përmendi faktin se në këtë masakër nuk u kursyen as fëmijët e familjes Bogujevci, pavarësisht thirrjeve të nënës se “Ata janë veç fëmijë”, shkruan Zeri.info.

“Narracioni ishte teatral, por historia e vërtetë. Personazhet ishin aktorë, por emrat ishin të vërtetë. Disa role i kishim në skenë, e personazhin e vërtetë në audiencë.

Kopshti është ende aty. Skena ishte teatrale, por rrëfimet e përjetimet reale. Ashtu do të mbeten përherë në kujtesën tonë. Siç thanë personazhet, asgjë kurrë nuk mundet me u humb e as me u harru”, thuhet në postimin e Kurtit. /Zëri