Kurti: Vdekja e Shirine Morinës, humbje e madhe për komunitetin artistik

Kurti: Vdekja e Shirine Morinës, humbje e madhe për komunitetin artistik

Kultura April 14, 2024 - 21:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorës Shirine Morina.

Ai ka thënë se në kujtesën e gjithësecilit do të qëndrojnë për jetë rolet e saj si në monodramën “Mbretëresha Teutë”, por edhe në rolet e tjera, raporton Zeri.info.

Kurti u shpreh se vdekja e saj është humbje e madhe për komunitetin artistik.

“Me pikëllim të thellë, komunitetit artistik të Kosovës e gjithë vendit i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Shirine Morinës.

Në kujtesën tonë, do të qëndrojnë përjetë rolet e saj si ajo e monodramës "Mbreteresha Teutë", si dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shfaqjet "Hotel Kashta", "Makbethi", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", në filmin "Era dhe lisi", si dhe serialet "Kombinati" dhe "Cimerat".

Vdekja e saj është humbje e madhe për komunitetin artistik. Shpirti i saj u prehtë në paqe!”, shkroi Kurti. /Zëri